Ditmir Bushati: Ramush Haradinaj, forca e shembullit të një shtetari

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Bushati shprehet se akti i Haradinajt është forca e shembullit të një shtetari që vendos para çdo gjëje interesat e vendit.

Në mesazhin e tij, Bushati thekson se tani është koha që klasa politike në Prishtinë të tregojë maturi dhe unitet për të përballur sfidat që ka përpara.

Akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt si Kryeministër i Kosovës për tu ballafaquar sërish me drejtësinë është forca e shembullit të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para. Jam i bindur që ky veprim do të lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt. Ramushi ka fituar luftën e përmes forcës së shembullit po dëshmon së është artizan i paqes. Sot, Kosova ka nevojë për unitet e largpamësi për të tejkaluar sfidat e brendshme e për të fuqizuar më tej subjektivitetin juridiko ndërkombëtar që duan t’ia vënë në pikëpyetje”,- shkruan Ditmir Bushati në një reagim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?