FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Do iu vijë fundi”, dënohet me burg personi që kërcënoi Haradinajn

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Bedri Elshanin me akuzën se në vitin 2018 kishte kërcënuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj në emër të grupit militant, Shteti Islamik.

Për veprën “shtytje për kryerjen e veprave terroriste” dhe për veprën tjetër “armëmbajtje pa leje”, ai është dënuar me 20 muaj burgim. Elshani u shpall fajtor të premten, një ditë pasi ka pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës, Bedri Elshani ka postuar fotografi me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin në detyrë Haradinaj dhe se kishte bërë propagandë për grupin militant Shteti Islamik. Atij po ashtu i është konfiskuar edhe një telefon “Iphone 6”, një thikë, si dhe një USB. /Rel/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?