Edita Tahiri: Copëtimi i Kosovës, gabim historik i Ramës dhe Thaçit

Ish-zëvendëskryeministrja dhe kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri vijon me akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi dhen kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, lidhur me idenë e ndarjes së Kosovës.

E ftuar në “A Show” në T7, përballë Adi Krastëps, Tahiri është shprehur se ky ka qenë një gabim historik i tyre.

“Kanë bërë gabim historik, edhe Thaçi, edhe Rama”, ka thënë Tahiri në emisionin “A Show”, në televizionin T7, teksa ka folur për diskutimet e dy udhëheqësve shqiptarë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për shkëmbime territoresh mes Kosovës e Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk e lejova Serbinë të hapë tema territoresh”, ka deklaruar Tahiri, që dikur udhëhiqte palën kosovare në dialogun me Serbinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Integrova veriun. Strukturat paralele u shuan. Vumë kufij me Serbinë, se ishin pikat e djegura. Hoqëm nga mendja e Serbisë se mund ta marrë Trepçën”, është shprehur Edita Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?