FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grevë në Aeroportin e Prishtinës, çrregullohen oraret e fluturimeve

Punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot kanë mbajtur një grevë një orëshe, grevë kjo e cila ka shkaktuar tollovi dhe vonesa për fluturime.

Përmes kësaj greve ata kërkojnë kompensim dhe benifite tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesa e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesa e shujtës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Aeroportit të Prishtinës, Bashkim Latifi tha se greva ka shkuar ashtu siç edhe është planifikuar dhe se përmes kësaj greve kanë dërguar mesazhet e tyre te menaxhmenti i Aeroportit të Prishtinës, shkruan Koha.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka paralajmëruar se nëse nuk reflektojnë karshi kërkesave të tyre, greva do vazhdoj tutje edhe nesër ku do protestojnë dy orë dhe po ashtu edhe të mërkurën ku greva do vazhdoj gjatë tërë ditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa për pengesat dhe vonesat në procesin e punës së aeroportit, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara tha se janë shkaktuar, pasi që një grevistë ilegalisht e ka ndërprerë shiritin e bagazhit dhe kjo pastaj ka shkaktuar telashe.

Sipas saj, këtë tollovi e ka shkaktuar edhe anulimi i një fluturimi që ka ndodhur dje.

Në anën tjetër, udhëtarët që po prisnin që të udhëtonin drejt destiancioneve të tyre u shprehen tejet të mllefosur me këtë gjendje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?