FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj: Kosova, shembull i bashkëjetesës ndërfetare

Kryeministri Ramush Haradinaj i ftuar për iftar në Pejë, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit tha se Kosova  se ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare. Mesazhin e tij, Haradinaj e ndan përmes një postimi në ‘Facebook’.

Kryeministri i Kosovës zbulon ndër të tjera se në shenjë solidariteti i ka dhuruar flamurin kombëtar hoxhës, me të cilin ka ngrënë dhe iftar.

“Sonte në iftar mes shumë miqve, i ftuar nga hoxhë Eroll Rexhepi në Pejë. Rast i veçantë për të ndarë mendime të ndryshme mbi vlerat e popullit të Kosovës.  Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uroj që rruga jonë e shtetndërtimit të vazhdojë të bazohet mbi këto parime. Ne jemi bashkë në solidaritet, të drejta dhe obligime. Si simbol të këtyre vlerave të përbashkëta, hoxhës Eroll Rexhepi ia dhurova flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës”, tha dje Haradinaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?