FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj: Rama flirton me Vuçiçin, pasi i ka sytë nga Rusia dhe Kina

I ftuar në Syri Tv në Çim Peka Live, kryeministri në detyrë I Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për flirtimin e Ramës me Vuciçin. Për Haradinaj, nuk ka asnjë shpjegim tjetër vetëm se Rama nëpërmjet Vuçiçit dhe Serbisë kërkon një urë për në Rusi dhe Kinë.

‘Për mua problem ka qenë kur kam pa që kryeministri i Shqipërisë është angazhuar për të ndarë Kosovën. Vuçiçi nuk do ti thoshte kurrë ato fjalë për Dodik para Ramës. Ai ka ofenduar veten. Nuk di çka sheh Rama në Beograd apo te Vuçiçi. Beogardi nuk është boshti i botës. Është njëra nga palët në rajon. Flirti me Serbinë nuk ka as më shumë fuqi, as dobi. Nuk fiton as nga flirtimi me Serbinë. Por që të flirtosh me Vuçiçin është fukarallëk. Serbia flirton me Rusinë dhe Kinën, që e bëjnë minus te aleatët tonë të sigurisë. Nuk fiton me aleatët tonë të sigurisë nëse flirton me Serbinë.

Ka diçka. Kjo i bien, nëse flirton me Beogradin zyrtar me Vuçiçin, po kërkon një urë për në Rusi dhe në Kinë. Se nuk është urë për Bruksel.’-tha Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?