FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj takim me të dërguarin e Papës, Kardinalin Parolin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj njoftoi sot se pati një takim të ngrohtë me Sekretarin e shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. “I nderuar me vizitën e Eminencës së Tij që po i bën Kosovës”,- shkroi Haradinaj në rrjetet sociale,- “një dëshmi e përkushtimit të përbashkët për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetin e Vatikanit.

Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend. Këtë përkushtim ia shpreha edhe Sekretarit Parolin, duke shprehur zotimin tonë, për avancimin e këtij partneriteti dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë,” përfundon kryeministri i Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?