FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hashim Thaçi : Rusia po e destabilizon Ballkanin

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për gazetën e njohur gjermane “Bild”, ku ka thënë se Ballkani është para tre sfidave të cilat mund ta vënë në pikëpyetje stabilitetin e sigurisë në Evropën Juglindore.

Thaçi ka thënë se e para ka të bëjë me ndikimin rus në Ballkan, e dyta me krizën e refugjatëve dhe me radikalizmin fetar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai ka vazhduar se Rusia përmes ndërhyrjes në rajon është duke investuar kundër shteteve të cilat aspirojnë anëtarësimin në BE dhe në NATO.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shtetet e Ballkanit nuk i kanë kapacitet e njëjta me ato të BE-së, për të përballuar krizën. Prandaj duhet një bashkëpunim më intensiv mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij edhe rritja e radikalizmit fetar mund të krijojë incidente në rajon, kurse për krizën e emigrantëve ka thënë se mbyllja e kufijve mund të krijojë probleme pasi që shtetet e Ballkanit nuk i kanë kapacitetet sikur të atyre në Bashkimin Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?