FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Isa Mustafa tregon kushtin e LDK-së për koalicion me Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka folur për zhvillimet politike në vend pas nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës.

Mustafa ia ka bërë edhe njëherë të qartë Lëvizjes Vetëvendosje, se LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor me të, pa kandidaten e saj për kryeministre, Vjosa Osmani, raporton Zhurnal.

“Me rëndësi është të definohen objektivat e qarta të qeverisjes. Të ekipohet një qeveri e përgjegjshme ndaj qytetarëve, karshi ligjit dhe karshi partnerëve tanë ndërkombëtarë. LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor pa kandidaten e saj për Kryeministër. Në qoftë se nuk gjejmë zgjidhje në këtë fazë, atëherë mbetet që kryeministrin ta jap LDK ose VV pasi të kryhen zgjedhjet, varësisht se kush është parti e parë”, ka thënë Mustafa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?