FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kandidatja për kryeministër: LDK, koalicion vetëm me Vetëvendosjen

Lidhja Demokratike e Kosovës refuzon të ketë për partner qeverisës çdo parti tjetër politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidatja për kryeministre e kësaj partie, Vjosa Osmani ka thënë se ky partneritet do të realizohet qoftë para apo pas 6 tetorit, dhe se deklaratat e pamatura nuk i kontribuojnë konkretizimit të bashkëpunimit.

Për postin e kryeministrit, kandidatja e parë femër është shprehur se interesat e vendit janë mbi interesat e individit, megjithëkëtë sipas saj këto interesa më së miri do t’i mbroj qeverisja nën drejtimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket dialogut me Serbinë, ajo është shprehur se përveç masës mbrojtëse do të shtohet edhe reciprociteti për të gjitha veprimet serbe. Për të gjitha këto njëherë planifikojnë ta marrin përkrahjen nga Kuvendit e më pas të shpalosen në tryezën e bisedimeve. Osmani ka folur edhe për sistemin gjyqësor, luftën ndaj korrupsionit e fuqizimin e gruas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?