FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këngëtarja e njohur i bashkohet Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar anëtarësimin e ri në partinë e tij.

Përmes Facebook-ut, Kurti ka njoftuar se këngëtarja Enkelejda Arifi i është bashkuar Vetëvendosjes.

“Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, na është bashkuar në Lëvizje dhe është në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vjen nga Durrësi ku është shkolluar për muzikë (flautë dhe kanto) dhe jeton në Gjilan ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010”, ka shkruar Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurti ka shkruar se me këngë në zemër Vetëvendosje do të fitojë me 6 tetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me këngën në zemër dhe me këngëtaren Enkelejda ecim drejt fitores më 6 tetor 2019”, ka shkruar Kurti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?