FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LDK: Kosova, drejt luftës civile

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson se thirrja e seancës parlamentare për të premten, pa përfunduar diskutimet te Presidentja, është një provokim për dhunë dhe mund të sjellë një fundjavë të tensionuar.

Në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, deputetja Osmani tha se Presidentja e Kosovës, edhe pse nuk ka fuqi politike të marrë nga qytetarët, po përcjell mesazhe të qarta te udhëheqësit, të cilat vijnë nga ambasadorët e vendeve të Kuintit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Osmanit, gjendja e krijuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës mund të nxisë shoqërinë drejt një lufte civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa deputeti i Vetëvendosje-s, Ilir Deda tha se përfaqësuesit e koalicionit qeveritar duhet së pari, të pranojnë se në Kosovë ka krizë politike, e pastaj të kërkojnë zgjidhje. Ai deklaroi gjithashtu se gjendja është shumë alarmante, saqë mund të çojë në luftë mes shqiptarëve brenda Kosovës.

Prandaj Deda u bëri thirrje krerëve politikë për maturi dhe ndalje të gjuhës që nxit dhunë.

Sipas tij, Kosova duhet të krijojë konsensus mes partive politike shqiptare dhe pastaj edhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të miratuar ligjin për referendum dhe pastaj, për marrëveshjet me Serbinë dhe çështje të tjera nacionale të pyeten qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?