FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LVV dhe LDK ende pa marrëveshje për Qeverinë

Pas një takimi që zgjati gati tri orë mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, këto dy parti kanë bërë të ditur që takimi i radhës do të jetë nesër. Avdullah Hoti nga LDK tha se janë dakorduar që të vazhdojnë takimet me Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërsa Glauk Konjufca i LVV-së, tha se pasi kanë parë avancim të raporteve, do të vazhdojnë me takime. Ai shprehu shqetësimin edhe me ndërrimin e datës për seancës konstituive të Kuvendit nga presidenti Thaçi. Konjufca tha se janë të pakënaqur, sepse siç tha Presidenti, nuk ka treguar se me kë ka biseduar për këtë ndryshim të datës. “Ne kemi dyshimet tona se pse është ndërruar kjo ditë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?