FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Media gjermane: Kosova e qeverisur nga kaosi

 

Një nga të përditshmet më të mëdha gjermane, Die Welt, në numrin e saj të së dieles raporton për situatën politike në Kosovë. Me titullin “Në Kosovë po qeverisë Kaosi”, kjo gazetë raporton që parlamenti i Kosovës mbajti një seancë jo të zakonshme në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë (24.10).

Seanca u mbajt në një ambient tjetër të kuvendit jo në sallën e dedikuar për seanca të rregullta, për shkak se  partitë opozitare disa herë hodhën gaz lotsjellës duke pamundësuar kështu mbajtjen e seancës në sallën kryesore të parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas udhëheqësve nga opozita, vetëm anulimi i marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi zhbllokon punën e Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancën që u zhvillua në një sallë të improvizuar, deputetët e shumicës miratuan disa ligje me votim klasik me ngritje dore, por pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët qëndronin në sallën kryesore të kuvendit. Deputetët e opozitës seancën e improvizuar e cilësuan ilegale dhe të pavlefshme, shkruan kjo gazetë, raporton Blic.

Kryesia e kuvendit pak para mesnatës së ditës së premte thirri sigurimin e parlamentit në sallën kryesore të seancave, të cilët krijuan një kordon parballë e deputetëve për t’u pamundësuar deputetëve të opozitës që fizikishit ta bllokojnë foltoren e parlamentit.

Kjo irritoi tej mase opozitën, përfaqësues hodhën gaz lotsjellës dhe gjuajtën me shishe uji e shkëmbyen fjalë të rënda me kryetarin e parlamentit dhe qeverinë duke bërë që mazhoranca të dalë nga salla e kuvendit.

Gjatë  gjithë kohës kur brenda ambienteve të kuvendit të Kosovës ndodhnin zhvillime të pazakonta, jashtë ndërtesës së kuvendit simpatizantë të partive opozitare u përleshën me policinë, pasi këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën prej disa qindra simpatizantësh, shkruan kjo gazetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?