Ministri i Jashtëm çek: Nuk e ndryshojmë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë qëndrimit në Beograd, ka thënë se do të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë, mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Këtë deklaratë Zeman e bëri këto në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Shteti i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike”, tha Zeman, duke iu referuar Kosovës.

Lidhur me këtë, ka reaguar ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Tomáš Petříček. Përmes një shkrimi në “Twitter”, ai ka thënë se qeveria e çeke nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ministri çek në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, kryetari i Senatit çek, Jaroslav Kubera, tha se ideja e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, është joreale. “Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”, tha Kubera për portalin çek iDnes.

Tomas Petricek

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?