FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Operacioni policor në Kosovë, mes të arrestuarëve një rus i infiltruar

Njësia Speciale Policore e Kosovës gjatë aksionit të ndërmarrë mëngjesin e sotëm në veriun e Mitrovicës, ka vënë në pranga mbi 30 persona, mes të cilëve bën pjesë edhe një shtetas rus.

Mësohet se rusi i arrestuar është Mihajl Krasnoshchenkov, i cili i kamufluar si avokat, u përpoq të pengonte zbatimin e operacionit. Krasnoshchenkov është punonjës i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut.

Ndërkohë, operacioni është shtrirë në disa rajone të ndryshme, përfshirë këtu komunën e Zveçanit, të Zubin Potokut, të Leposaviçit, të Mitrovicës së Veriut, të Mitrovicës së Jugut, të Skënderajt dhe të Drenasit. Si rezultat i aksionit, janë arrestuar mbi 30 zyrtarë policie, kryesisht të kombësisë serbe dhe boshnjake, të cilët dyshohen si persona të përfshirë në rrjete të krimit të organizuar, si edhe për kundravajtje penale për veprat: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?