FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pacolli: Kam zbuluar një tempull të rrallë shqiptar në Dubrovnik

 

"Dua të ndaj me ju një foto nga dita e djeshme në Dubrovnik të Kroacisë, të një tempulli shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi d’Albanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria). Në këtë Tempull kam parë edhe shkrimet e para me gërma shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. Siç duket, gjuha shqipe është përdorur më herët se ”Meshari i Buzukut”, ose shenjat e para të shqipes të gjetura në Dubrovnik të viteve 1286.

Në këtë Tempull kishte shenja të ngjashme me ato që dëshmonin ekzistencën e Albanisë së Kaukazit tre shekuj e gjysmë para erës sonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania Kaukaziane, gjegjësisht, pjesën jugore të Azerbaixhanit, Karabahut dhe pjesën Iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë".

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?