FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi bën thirrje për caktimin e një Kryeministri të ri në Kosovë

Qeverisë së dorëhequr të Kosovës i është dhënë mundësia të caktojë një Kryeministër të ri para se vendi të shkojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ky propozim i presidentit, Hashim Thaçi, iu parashtrua të premten demokratit Kadri Veseli, në cilësinë e kryesuesit të koalicionit që fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

 

“Koalicioni juaj ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar qeverinë”, deklaroi Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dy javë më parë, kandidati i ri sipas Kushtetutës do të duhej të konfirmohej nga parlamenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti emëron një kandidat tjetër në rast se i pari refuzohet, dhe zgjedhjet e reja mbeten opsioni i fundit për Kreun e Shtetit nëse situata nuk merr zgjidhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?