FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi: Kryetarët që votohen sot në Veri duhet të punojnë për qytetarët

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka përgëzuar subjektet politike dhe qytetarët për fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës dhe ka uruar një proces të rregullt zgjedhor.

Thaçi ka shkruar në Facebook se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme dhe se zgjedhjet në komunat veriore po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Subjektet politike dhe qytetarët i përgëzoj për fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës dhe uroj proces të rregullt zgjedhor. Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme. Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës. Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre”, ka shkruar Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?