FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Theren me thika 3 nxënës, njëri në gjendje të rëndë

Tre nxënës janë plagosur me thikë, brenda klasës në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonalë të Prishtinës.

“Tre persona janë të lënduar në një shkollë në Prishtinë. Më vonë do të lëshojmë një komunikatë për media”, tha Ahmeti. Ndërsa, burime të Expressit brenda shkollës thanë se therja me thikë ka ndodhur brenda klasës gjatë pushimit të orarit mësimor. “Policia është në shkollë. Një nxënës është në gjendje më të rëndë e dy të tjerë kanë pësuar më pak lëndime”, tha ky burim.

Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?