FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Urimi i Thaçit për 28 Nëntorin

 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ka uruar gjithë shqiptarët, duke kujtuar se për këtë ditë u sakrifikuan shumë gjenerata që vendi të ketë institucionet e veta. Thaçi në një postim në Facebook, të cilin e ka shoqëruar edhe me një fotografi të Flamurit Kombëtar, ka shkruar se të drejtat për të pasur institucionet nuk do të  mund t’i tjetërsojë as një okupator e asnjë dhunues.
“Shumë gjenerata sakrifikuan të kemi të drejtën ta valojmë flamurin, të shprehemi shlirë, të kemi të drejtën e votës, të kemi Kuvend ku kuvendojmë, t’i kemi institucionet tona. Këto të drejta asnjë okupator, asnjë dhunues kurrë nuk do t’na tjetërsojë sepse kemi obligim t’i ruajmë edhe për gjeneratat që vijnë”, ka shkruar Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?