FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Momenti kur gazetari sulmohet nga truprojat e Kadri Veselit

Me dhunë është nxjerrë jashtë nga lokalet e një objekti në Prishtinë, gazetari i T7, Mirlind Behluli. Truprojat e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, e kanë goditur pas kokës Behlulin, si dhe pjesën tjetër të ekipit të T7 e kanë larguar me forcë nga ambientet e lokalit.

Gazetari Mirlind Behluli derisa po raportonte nga njëri prej lokaleve të Prishtinës, aty ku po qëndronte Veseli, është sulmuar nga sigurimi duke e larguar me forcë nga lokali. E gjithë ngjarja ishte LIVE.

VIDEO KETU

Swiss Digital Desktop Reklama

Behluli, disa minuta pas incidentit, është shprehur se kreu i PDK-së Kadri Veseli nuk ka dashur ta komentojë sulmin që ia bënë ekipit të T7 truprojat e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Veseli ka lëshuar lokalin ku po pinte kafe. Ne tentuam ta kemi Veselin në një prononcim. Por ai nuk qe i gatshëm të japë deklaratë për T7. Unë më herët ju informova që ekipi i T7 u sulmua nga sigurimi. Siç duket, Veselit nuk i bëri përshtypje që u sulmua ekipi i televizionit nga truproja i tij. I njëjti person që na sulmoi ishte me Veselin dhe duke hipur në veturë e bëri simbolin e PDK-së”, ka deklaruar Behluli./Burimi: Ekspress

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?