FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç: Nobelin për Handken, Serbia e përjeton si për vete

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e uroi shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili të martën pranoi Çmimin Nobel për Letërsi. “Serbia ju konsideron mik të vërtetë. Më lejoni t’ju them se Çmimin Nobel për ju, ne e përjetojmë si të fituar nga njëri prej nesh. Tani, përveç Ivo Andriqit, kemi edhe një tjetër laureat të Nobelit”, tha Vuçiq, duke aluduar në shkrimtarin serb që fitoi Nobelin për Letërsi më 1961. Vuçiq po ashtu tha se Handke është shpërblyer me Nobel për “punën e jashtëzakonshme letrare, njohurinë dhe krijmtarinë”, por edhe për “cilësi të pakrahasueshme morale, guxim dhe dinjitet”. Handke e pranoi të martën Çmimin Nobel për vitin 2019. Ceremonia në Stokholm u bojkotua nga disa vende – përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjën – për shkak të mbështetjes së zëshme të Handkes për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990. Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet Nobeli për Handken. Më shumë në këtë temë: Bojkotimi i Handkes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?