Home Aktualitet Kreu i NATO-s...

Kreu i NATO-s: Tens*onet në Ballkan po rriten, KFOR garanton siguri

30
0

“Jetojmë në një botë më të rrezikshme. Kemi një luftë në Europë, një konflikt të ri në Lindjen e Mesme dhe tensionet po rriten në Ballkanin Perëndimor. Terrorizmi brutal vazhdon dhe ndryshimet klimatike po nxisin konflikte”. Me këtë mesazh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndeti për festat e fundvitit të gjithë trupat e aleancës dhe veteranët.

Stoltenberg nënvizoi hapat që janë marrë gjatë këtij viti për përmirësuar dhe fuqizuar gatishmërinë në parandalimin e sulmeve përmes rritjes së shpenzimeve nga ana e vendeve anëtare në sektorin e mbrojtjes.

“Muajin e kaluar takova trupat e KFOR-it në veri të Kosovës. Ruajtja e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovë është çelësi për stabilitet në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dëshiroj të zhfrytëzoj këtë mundësi për t’ju falënderuar secilin prej jush, kudo që jeni vendosur. Pa ju, nuk do të kishte NATO, as siguri dhe as liri”,-tha më tej sekretari i NATO-s.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit