Home KRYESORE Mbështetja am...

Mbështetja amerikane/Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani në SHBA, krah Jim O’Brien dhe Yuri Kim

59
0

SHBA mbështet hapur SPAK. Asistent Sekretari Amerikan i Shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazise, Jim O’brian zhvilloi një takim me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani që ndodhet në Uashington.

Në një reagim ne rrjetin social “X” zyrtari i larte amerikan thekson se reforma ne drejtësi po tregon se askush nuk është mbi ligjin.

Kënaqësi që takova kreun e SPAK Altin dumani. Është impresionuese të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate reale për njerëzit në Shqipëri, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, -thekson zyrtari i larte amerikan, ku publikon edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Ndaj kushdo politikan që ka hamendje se SPAK-u dirigjohet nga kryeministri Rama e ka kot, pasi prokurorët e SPAK njohin ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë dhe Uashingtonin zyrtar.

E ka thënë Yuri Kim, se SPAK nuk preket, është investim amerikan. Ndaj do të kemi arrestime VIP nga kupola që ka vjedhur buxhetin e shtetit apo që kanë bashkëpunuar me rrjetet kriminale.

Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, një sy e ka në Tiranë dhe tjetrin në Uashington! Të futi në rreth të kuq SHBA, nuk ke shpëtim!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit