Home Bota Krimet ruse n...

Krimet ruse në Ukrainë, Komisioni Europian propozon krijimin e një gjykate ad hoc

57
0

Për krimet e luftës ruse në Ukrainë, Bashkimi Evropian do të punojë për të ngritur një gjykatë të specializuar të mbështetur nga OKB-ja.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, në një postim në Twitter, njofton që ekzekutivi europian në orët e ardhshme do t’i dërgojë vendeve anëtare një propozim ad hoc për të lejuar që përgjegjësitë e Rusisë të gjykohen përballë një gjykate.

“Rusia duhet të paguajë krimet e tmerrshme në Ukrainë. Ne do të bashkëpunojmë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe do të kontribuojmë në krijimin e një tribunali të specializuar për të gjykuar krimet e Rusisë. Me partnerët tanë, ne do të sigurohemi që Moska të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar, me fondet e ngrira të oligarkët dhe asetet e bankës së saj qendrore”, njofton presidentja e KE-së.

Kurse të martën, ministrat e drejtësisë të G7 ranë dakord gjithashtu të krijojnë një rrjet për të koordinuar hetimet për krimet e luftës në Ukrainë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit