Home Aktualitet Krimi në Top ...

Krimi në Top Channel/ Hetimi për vrasje në rrethana cilësuese, autorët janë larguar drejt Vlorës

198
0

25 plumba kallashnikovi u zbrazën në selinë qendrore të Top Channel në Mëzez. Persona të armatosur me kallashnikovë. Plumbat i morën jetën tragjikisht edhe rojes që ishte turni tretë, 60-vjeçarit Pal Kola. Viktima, baba i tre fëmijëve, i punësuar prej gjashtë muajsh pranë Top Channel gjendej në detyrë ashtu si dhe një pjesë e stafit që angazhohet si turni i tretë dhe të cilëve po ashtu ju rrezikua jeta.

Policia deklaron se vrasësit udhëtuan me shpejtësi me mjetin “Range Rover” në ngjyrë të zezë dhe në ecje e sipër zbrazën një karikator arme Ak-47. Hetimi do të referohet për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në dëm të Pal Kolës dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve.

Menjëherë pas atentatit mafioz dhe terrorist, autorët u larguan nga Tirana sipas një plani të organizuar ku dyshohet se ishte përpiluar me hollësi ora e mesnatës, dita dhe fakti që në fundjavë nuk ka shumë patrulla policie. Autorët e kanë djegur makinën e krimit në afërsi të Kavajës në vendin e quajtur Përroi i Agait, duke lënë edhe dy kallashnikovët e përdorur.

Autorët janë larguar drejt Vlorës

Policia e Vlorës ka bërë kontrolle në disa akse rrugore, ku kishte dyshime se autorët mund të vinin në Vlorë. “Kemi punuar gjatë gjithë natës, kemi një pistë ku po punojmë dhe shpresojmë shumë të zbardhim ngjarjen”, u shpreh drejtori i policisë së Vlorës. Disa persona janë shoqëruar deri më tani, ndërsa kontrollet vazhdojnë dhe në dalje të autostradës Fier-Vlorë, ku dyshohet se mund të jenë hedhur armë zjarri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit