Home Aktualitet Krimi prek Lu...

Krimi prek Lushnjen, plagoset motra e Kastriot Hasallës i cili ndodhet në burg për vrasje

854
0

Një hakmarrje u tentua sot në Lushnje, dhe krimi vijon që të godasë gratë. Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e së enjtes në Ballagat të Lushnjes, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një grua rreth 60 vjeç.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur, Bajame Hasalla, motra e Kastriot Hasallës, i cili aktualisht ndodhet në burg për vrasjen e një të afërmi dhe plagosjen e 3 të tjerëve, dy vite më parë, për motive pronësie.

Është pikërisht hakmarrja pista kryesore të cilën policia është duke hetuar për plagosjen e 60 vjeçares, e cila tashmë ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Policia ndërkohë ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorëve të dyshuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit