Home Aktualitet Kriminelët, k...

Kriminelët, kryepolici Nano kërkon ndihmën e qytetarëve

82
0

Përveç qeverisë që ka 12 pyetje për qytetarët për çështje të caktuara, tani është Policia e Shtetit që kërkon bashkëpunim me qytetarët, këtë herë për kriminelët. Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano thotë se përballja me krimin është luftë pa kthim e pa kompromis për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht, një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve. Sipas Nanos, nëse qytetarët dhe institucionet ligjzbatuese do të besojnë pa mëdyshje tek njëri-tjetri, atëherë rrugët e krimit do të ngushtohen.

Por a mundet që qytetarët të jenë faktorë ndihmues? Shqipëria e 2021 ishte një vit që i përgjante Kabulit, ku në Afganistan talebanët kanë rrëmbyer shtetin, në Shqipërinë tonë bandat bënë ligjin dhe eleminojnë kundërsharët. Saga e ekzekutimeve mafioze tronditi vendin në 365 ditët, ku muaji qershor është edhe më i përgjakuri në vend me 13 viktima.

Viti pati edhe krime oridinere, por edhe masakra të frikshme si ajo e krimit makabër të vrasjes së 8-vjeçarit që revoltoi një Shqipëri në kërkesën për rikthimit të dënimit me vdekje, apo masakra në Velipojë me 4 viktima për vendet e shezlongëve, tregoi sesa shoqëri e dobët jemi dhe nuk kuptohemi. Rendi dhe siguria u trondit si kurrë më parë, me 67 viktima, ku 12 janë gra të vrara barabrisht nga bashkëshorët e jo vetëm.

“Të nderuar bashkëqytetarë, Ju që në përditshmërinë tuaj, mundoheni me ndërgjegje dhe përgjegjësi qytetare të ndërtoni një jetesë të ndershme për veten dhe familjet tuaja. Me anë të këtij mesazhi, dua t’ju shpreh falënderimin dhe nderimin më të lartë të gjithëve ju që mbeteni mbështetja dhe vlerësuesi më i drejtpërdrejtë i veprimtarisë së Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është angazhuar me të gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik për t’u përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar dhe çdo dukuri, grupim apo ata individë që lidhen ose janë pjesë e integruar e krimit në përgjithësi. Kjo përballje është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve. Një shoqëri e çliruar nga çfarëdolloj paragjykimi apo kompleksiteti është ajo shoqëri që mbetet në çdo kohë e angazhuar përkrah organizatave ligjzbatuese dhe Policisë së Shtetit.

Nëse do të besojmë pa mëdyshje tek njëri-tjetri, ju sigurojmë pa asnjë hezitim, se rrugët e krimit do të jenë gjithmonë e më të rrezikuara, pavarësisht se krimi mundohet të gjejë shtigje, forma dhe mënyra më të sofistikuara për të mbijetuar”, thotë kreu i Policisë së Shtetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit