Home KRYESORE Kryeministri:...

Kryeministri: “Mirëmëngjes, me lajmin si s’ka më bukur…”

9649
0

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditë të mbarë me lajmin se tashmë xhubleta shqiptare është shpallur nga UNESCO si trashëgimi kulturore botërore .

“MIRËMËNGJES 
dhe me lajmin si s’ka më bukur, të shpalljes së Xhubletës Shqiptare trashëgimi kulturore botërore nga UNESCO bash në 110 Vjetorin e pavarësisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

 

Xhubleta!

Një pershkrim nga Albert Vataj:
Xhubleta, kjo shprehje e pasurisë shpirtërore, ky ansambël elementesh dhe dekoracionesh, simbolesh dhe kodesh, te cilat janë një dëshmi e një vlere që tejkalon caqet e një veshjeje të zakonshme tradicionale. Çdo stoli dhe zbukurim, çdo simbol dhe kompozicion është një fjalor, është një histori, është gjithë mistika shumëvjeçare e një populli, një tradite që përfaqësohet nëpërmjet xhubletës.
Larmia dhe veçantia e komponentëve dallues si veshje, e cilësojnë atë nga më uniket e llojit të saj dhe nga më të papërsëritshmet për nga tërësia përbërëse e saj si veshje.
Xhubleta ka qenë dhe mbetet, është trajtuar dhe konsiderohet si një nga thesaret më të vlerta të etnokulturës sonë. Ajo ka bashkudhëtuar në kohëra për të ardhur deri sot, si një dëshmi e gjallë e një shpirti të pasur, mendje të ndritur dhe dijeje që tejkalon caqet e racionales. Ajo dallon dhe përfaqëson për peshën e lartë dhe solemnitetin mahnitës të formave shprehëse estetike. Si e tillë mbetet një komponent i veçantë i përkatësisë dhe veçorive diferencuese me simotrat e saj, si veshje dhe si stolisje, si dallueshmëri dhe e drejtë krenimi.
Xhubleta ka përfaqësuar dhe përfaqëson veshjen malësore, madhështinë dhe ceremonialitetin, bukurinë dhe ashpërsinë, stilin dhe delikatesën e një veshjeje që erdhi për të mbetur një monument kulture, jo vetëm i malësorëve, të cilëve u përket, por i gjithë shqiptarëve kudo që janë/Albert Vataj/
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit