Home KRYESORE Kryeministri ...

Kryeministri Rama fshikullon hapur BE se pse Greqinë e mbajnë me “llokume”, kurse Ballkanin me pak kacidhe!

17565
0

Edi Rama vazhdon të jetë kërkues ndaj BE, për anën ekonomike, sepse shumë projekte janë bërë nga Shqipëria dhe vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor, por financimet nga Brukseli nuk kanë ardhur.

Drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup për të diskutuar mbi Planin e Rritjes Ekonomike që ka miratuar Komisioni Evropian për këtë rajon. Në takim po marrin pjesë Kryeministrat e Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, presidenti i Serbisë, Ministri i Financave të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopman dhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, James O’Brien. Po ashtu, në takim marrin pjesë edhe ministrat e çështjeve Evropiane apo të Financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të organizatave rajonale dhe të institucioneve financiare evropiane.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të realizojnë reformat e nevojshme që i kërkon Bashkimi Evropian në mënyrë që të përfitojnë nga fondi i përbashkët prej 6 miliardë eurosh që parashikon Plani i Rritjes i KE-së.

Deri tani nuk është folur për shuma konkrete për secilin shtet, por kjo do të varet nga madhësia e shtetit, nga Prodhimi i Brendshëm Bruto dhe nga kushte të tjera që kanë të bëjnë me reformat.

Zyrtarët evropianë janë shprehur më parë se Plani synon dyfishimin e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor për një periudhë dhjetë vjeçare. Kjo do të realizohet duke integruar shtetet e rajonit në tregun e përbashkët evropian, duke ndihmuar integrimin e tregjeve ndërmjet vetë shteteve të Ballkanit dhe me realizimin e reformave dhe të investimeve.

Fondin e paralajmëroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Shkup në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, si shenjë e angazhimit dhe përkushtimit të Bllokut për integrimin e rajonit në BE.

Drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama, Albin Kurti, Aleksandar Vuçiç dhe zyrtarët amerikanë e evropianë, James O’Brien dhe Gert Jan Kopman arritën të dielën në Shkup, ku u pritën nga kryeministri dhe presidentit maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski në një darkë të përbashkët.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen me liderët e Ballkanit në Shkup, deklaroi se është dëshpërues fakti që një vend fqinj, anëtar i BE (nënkupto: Greqia) merr 400 mijë euro ndihmë, ndërsa vendet e tjera vetëm 130 mijë.

“Dua të falënderoj miqtë tanë

Rëndësia e kësaj iniciative për vendet dhe stabilitetin paqen e prosperitetin e rajonit.

Dua të falënderoj Kopman, që dëshiron të nxisë procesin.

Para një viti në Tiranë u ballafaqua me një melankoli nga ana ime për integrimin në BE, ishte i duruar dhe dëgjoi atë që ishte frustrimi ynë kryesor, që procesi i integrimit ishte që nëse je anëtar fiton gjithçka, nëse jo nuk fiton asgjë.

Problematika mes asaj që marrin vendet anëtare është dëshpëruese.

Përpjekjet për konvergjencë janë patetike dhe ky është fakt.

Një nga vende fqinje që është pjesë e BE, nga Unioni çdo vit fiton rreth 400 mijë për qytetarët, ndërsa ne marrim rreth 130 për qytetarët. Ky është problemi, mbase nuk jemi më të mirët që mund të gjeni në Europë. Ky është problemit. Ekziston dëshpërim në këtë drejtim”, tha ai.

Ndërkohë shefat e qeverive të tjera nuk guxuan të flisnin hapur për burokracitë e BE ndaj Ballkanit Perëndimor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit