Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri Rama për mediat spanjolle: Brenda javës mbërrijnë 1000 afganë

17
0

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar numrin e afganëve që pritet të vijnë brenda javës në vendin tonë. Në një intervistë për median spanjolle “El Periodico”, Rama ka thënë se këtë javë do të vijnë në vendin tonë një mijë refugjatë afganë.

Më tej, Rama thotë se në vendin tonë do të vijnë gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtorë të trupave diplomatike amerikane.

Aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Njerëzit që besuan te ne, punuan me ne dhe u frymëzuan nga vlerat dhe parimet tona. Ato do të qëndrojë për disa muaj, ose ndoshta më shumë, koha e nevojshme për të trajtuar kërkesën e tyre për azil në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, ata do të vendosen në “shtëpi ose hotele të caktuara nga Qeveria” dhe jo në kampe për emigrantë, një formë pritjeje “çnjerëzore”, thotë Rama.

Kreu i qeverisë tha se për strehimin e afganëve nuk ka kërkuar asgjë në këmbim nga SHBA-ja.

Nuk kemi kërkuar asgjë në këmbim nga SHBA-ja për bashkëpunimin, ndonëse shumë thanë se ishte koha për ta bërë“, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit