Home POLITIKE Kryeparlament...

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla uron besimtarët myslimanë

51
0

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Kaloi një muaj rrugëtimi, ditësh durimi e agjërimi dhe netësh mirënjohjeje, faljeje e reflektimi. Përkushtimi dhe rritja shpirtërore e besimtarëve myslimanë shpërblehen sot, në këtë ditë të harmonisë e të shpresës.

U bashkohem me dashuri haresë së besimtarëve myslimanë, në kremtimin e Fiter Bajramit. Të gëzojmë e sfidojmë bashkarisht vështirësitë prej tërmetit, pandemisë dhe reve të luftës. Ne, shqiptarët, pavarësisht besimit, jemi një familje e bukur dhe e madhe. Mozaiku, diversiteti dhe respekti ndërfetar janë një vlerë e çmuar e qytetërimit shqiptar.

Festat fetare i kemi pranë e pranë, si një simbolikë e afërisë ndërfetare. Gëzuar Fiter Bajramin! Me lumturi, paqe e bekime, vëllezër besimtarë myslimanë!”, shkruan në mesazhin e saj të urimit Lindita Nikolla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit