Home Aktualitet Kultivoi kana...

Kultivoi kanabis në tokën e tij, arrestohet 47-vjeçari në Vlorë

6
0

Një 47-vjeçar, i identifikuar me inicialet R. M. është arrestuar nga policia e Vlorë pasi kishte kultivuar kanabis.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Trevllazër, Vlorë”, njofton policia.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit