FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Historiani: Skënderbeu historik të mësohet në shkollë, të vendoset në kontekstin e kohës

Në Vitin Mbarëkombëtar të Skëndërbeut, studiuesit thonë se duhen riparë tekstet shkollore të historisë. Gjatë një diskutimi mbi figurën e Heroit tonë Kombëtarë në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH1, studiuesi Virgjil Kule tha se tekstet shkollore paraqesin një figurë të cunguar të Skëndërbeut. Sipas tij, më shumë se sa luftëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu ishte politikan dhe diplomat.
 
“Arsimi ka shumë për të bërë. Skëndërbeu i teksteve mësimore është një Skëndërbe raketik, që ngjall më shumë një lloj nënvlerësimi se sa ndjenjën e veneracionit. Skëndërbeu historik ështëmë I lavdishëm dhe shumë më interesant se sa Skënderbeu I legjendeva.  Është me të vërtet një figurë frymëzuese e nivelit europian”, – tha Kule.  
 
Edhe historiani osmanolog Dritan Egro tha në emisionin Përballë, se tekstet shkollore duhet të paraqesin figurën e Skëndërbeut brenda kontekstit të kohës.
Duhet bërë një ndarje mes Skëndërbeut historik dhe Heroit Kombëtar. Skëndërbeu historik duhet të mësohet në shkollë. Të vendoset në kontekstin e kohës. Ccfarë ka bërë ky njeri që Europa e mori dhe e mbajti flamur përpara se shqiptarët ta merrnin për figurë kombëtare”, – u shpreh Egro.
 
Gjatë bisedës në emisionin Përballë, studiuesit hodhën dritë mbi projektin politik të Skëndërbeut dhe marrëdhëniet e tij me Lindjen dhe Perëndimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?