Kule: Skënderbeu pa vokacione fetare, i kthente shpinën sipas interesit

Virgjil Kule i ftuar dje në emisionin “Arena” të Dritan Hilës, e quajti Skënderbeun pa besime fetare, duke e cilësuar më tepër strategji për të lidhur aleanca të ndryshme, veçanërisht me Perëndimin.

Kule: Unë mendoj se Skënderbeu nuk kishte në mënyrë absolute vokacione fetare. Ai i gjeti dhe u detyrua të harmonizohej menjëherë, e t’i kthente shpinën tjetrës. Në momentet e para të Skënderbeut në Krujë, ai duhej t’i tregonte aleatëve të tij të ardhshëm që këtu ka ardhur një i krishterë, i cili ka dhe fuqi ushtarake e organizative dhe është në gjendje të marri detyra të mëdha. Kështu që me ardhjen e Skënderbeut në Krujë, ka një periudhë shumë të shkurtër e cila karakterizohet nga një politikë e dyfishtë, një lloj riafirmimi të krishterimit. Skënderbeu bëri fushatë për krishterimin e asaj pjese të popullsisë, ku përfshiheshin fisnikë, tregtarë, administratorë që kishin ardhur bashkë me osmanët. Ai tha që ka dy rrugë, ose konvertohesh në të krishterë, ose largohu. Dhe kush e bëri konvertimin, bëhej edhe një dekret. Qëllimi i gjithë kësaj fushate ishte të bënte bujë në Perëndim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?