Restaurohen “Muret e Portës” në Porto Romano

“Muret e Portës” në Porto Romano, Durrës, monument kulture i kategorisë së I-rë u restauruan falë një projekti të mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Durrës.

Projekti konsistoi në pastrimin nga vegjetacioni në të dy krahët e murit, vendosjen e rrethimit me material druri, sistemimin e skarpatës, si dhe vendosjen e tabelës informuese të monumentit.

“Ky është një projekt i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve, i cili është zbatuar gjatë muajit Dhjetor të vitit 2017”, thuhet në një postim të Ministrisë së Kulturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muret e Portës ndodhen rreth 7 km në veri të qytetit të Durrësit në vendin e quajtur “Porto Romano”, ku ruhen ende mbetjet e një muri, i cili mbyllte dikur rripin e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës. Në ditët e sotme ruhet vetëm një trakt rreth 60 m i gjatë dhe një kullë katërkëndëshe me lartësi 4 m.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forma e kullave dhe teknika e ndërtimit ndryshon nga ajo e murit rrethues të qytetit të Durrësit. Kalaja e Portës u ndërtua në shek. VI. Kulla e vetme e ruajtur në murin e Portës, si nga përmasat, vendosja e shkallëve, hyrjeve etj, të kujtojnë kalanë e Rusofës në Siri, të ndërtuar nga perandori Justinian. “Muret e Portës” në Porto Romano, Durrës, janë shpallur monument kulture i kategorisë së I-rë në 24 qershor 2016 nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, me propozimin e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës në kuadër të vënies në mbrojtje, dokumentimit dhe restaurimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?