Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Thelbi jo’grek i emrit ‘Grek’, një zanafillë ilire

Kultura E diel, 7 Qershor 2026 21:38
Thelbi jo’grek i emrit ‘Grek’, një zanafillë ilire
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj
Grishur nga një publikim i Preveza Abrashit, po rrekem të sjell në një shtjellim analizues dhe promovues të kësaj përpjekje hulumtuese dhe ballafaques së fakteve që ajo i sjell si një përplasje që krijon shpërthimin, përmes së cilës në shohim një pamje të re dhe vihemi në kontakt me një pretendim të argumentuar të atij trajtimi që ajo e ka titulluar: Thelbi jo’grek i emrit ‘Grek’.
Në një kohë kur bota e studimeve historike dhe etnolinguistike vijon të rishkruajë kufijtë e dijes mbi origjinat e popujve të lashtësisë, termi ‘Grek’ apo ‘Graikoi’ paraqet një nga nyjet më intriguese të këtij debati. Në thelb të kësaj eseje qëndron një tezë e fuqishme: emri ‘Grek’ nuk është grek në zanafillë, por një etnonim që buron nga trualli ilir, dhe që e ka bartur në vetvete ndër shekuj përfytyrimin mitologjik dhe realitetin shoqëror të një bote ku figura e gruas ka qenë qendrore.

Përmes një ndërthurjeje të rrëfimeve historike, dëshmive klasike dhe hipotezave gjuhësore, Abrashi sjell një sërë burimesh autoritative për të ndërtuar një tablo ku emri ‘Grek’ përjetohet si ‘Graikhos’ apo ‘Graikoi’ – një emërtim që, sipas Aristotelit në ‘Meteorologica’ (I, xiv), është përdorur fillimisht për një fis epirot, ndoshta të quajtur Graii, të vendosur në zonën kufitare të Epirit dhe Ilirisë.
Kjo hipotezë merr forcë edhe nga pohimet e studiuesit Irad Malkin (1998), i cili sugjeron se termi ‘Graikoi’ u përhap në Italinë e jugut përmes ilirëve dhe mesapëve. Më tej, Henry Welsford (1845) dhe Wilhelm Ihne (1871) mbështesin idenë se përhapja e këtij emërtimi në arealin romak u bë përmes Pellazgëve apo Epirotëve, dy popuj që në traditën studimore shpesh ndërthuren me Ilirët, duke krijuar një njejtësi etnokulturore pellazgo-iliro-epirote.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky përkim merr një kuptim të ri në interpretimin e George Grote, sipas të cilit ‘Graikoi’ nënkuptonte një popull ilir me domethënien ‘malësorë’. Nga ky kontekst, shpërfaqet një kuptim etnografik më i gjerë i termit, që lidhet me relievin, mënyrën e jetesës dhe strukturën shoqërore të këtyre popujve.
Një tjetër trajektore e argumentit eksploron lidhjen mes emrit ‘Grek’ dhe figurës së gruas. Studiues si Malte Brun (1829) dhe Giuseppe Crispi (1831) zbërthejnë emërtimin ‘Graia’ përmes fjalës shqipe ‘grua’. Ata e lidhin këtë term me konceptin e zonjës së shtëpisë, një gruaje me përvojë, një matriarku që përfaqëson përfytyrimin arkaik të urtësisë dhe përkatësisë gjinore.
Këtu ndeshim një përputhje të thellë me kontekstin shoqëror të Ilirisë, ku, siç dëshmon ‘Encyclopaedia Britannica’ (1911), gratë kishin një pozitë të lartë, madje edhe pushtet politik. Mbretëresha Teuta, figurë qendrore në historinë ilire, mishëron këtë realitet. Ajo sundoi me vendosmëri dhe u përball me Romën në shekullin III para erës sonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Straboni (VII, 2) përmend kastën priftërore të Dodonës ku profetizonin tri gra, një dëshmi që përforcon ekzistencën e një kulti të lashtë të nënës, ndoshta edhe të një shoqërie me prirje matriarkale. Po kështu, legjenda e Perseut sjell në skenë tri hyjnesha të quajtura Graiai, të cilat mitologjikisht përfytyrohen si gra të vjetra që lindin të moshuara, një metaforë e urtësisë së lindur dhe e trashëguar nëpër breza.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Ky mit gërshetohet me realitetin gjuhësor të dialekteve të shqipes ku gjenden forma si gra, graria, granimi, që pasqyrojnë jo vetëm strukturën fonetike të fjalës Graia, por edhe vazhdimësinë semantike të saj. Straboni, duke dëshmuar se te molosët dhe thesprotët plakat quheshin graias pelias, ofron një lidhje të drejtpërdrejtë me etimologjinë shqipe të fjalës grua.
Ky përputhje mes mitit, realitetit shoqëror dhe gjuhës ofron bazën për interpretimin përfundimtar që propozon Abrashi: emri ‘Grek’ apo ‘Graikoi’ është një derivat i konceptit të ‘grave plaka’, që lidhet ngushtë me nderimin për nënën dhe figurën femërore në shoqërinë e lashtë iliro-pellazge. Në këtë mënyrë, ‘Grek’ bëhet një pasqyrë e një identiteti që buron jo nga Athina e klasikëve, por nga kulti i gruas në bregdetin e Epirit dhe Ilirisë.

Në këtë kontekst, të pranosh këtë etimologji do të thotë të rishkruash pjesërisht historinë, duke risjellë në kujtesën akademike një të vërtetë të heshtur: se në fillesat e lashta të emrit ‘Grek’ ndodhet një grua, një graia ilire.
Thelbi jo’grek i emrit ‘Grek’
Nga Preveza Abrashi

Vetë zanafilla e termit ‘Greqi’ dhe ‘Grek’ është ilire. Shumica e historianëve bashkohor pohojnë se termi ‘grek’ lidhet padyshim me emrin ‘Graikhos’ (Γραικός) për të cilin i pari kumton Aristoteli (‘Meteorologica’ I. xiv), ndërkaq interepretimi modern kumton se ky emër është përdorur nga ilirët për t’i shënjuar dorët në Epir (për të cilët pranohet në mjedisin historigrafik botëror të kenë pasur pjesërisht karakter ilirik) nga Graii, emër autokton për një popull të Epirit. Irad Malkin (1998), historian në Universitetin e Tel-Avivit thotë se termi ‘Graikoi’ u shpërnda në Italinë jugore nga ilirët dhe mesapët.
Henry Welsford (1845) thotë se ishin Pellazgët ata që e sollën emrin ‘Graikoi’ (Γραικοὶ) në Itali ndërkaq Wilhelm Ihne (1871) mendon se këtë e bënë Epirotët. Në këtë rast, njejtësia etnike pellazgo-iliro-epirote bëhet e pamohueshme pikërisht falë faktit të konfondimit të vazhdueshëm të Pellazgëve, Ilirëve dhe Epirotëve nga ana e studiuesve. George Grote në Historia e Greqisë, thotë se ‘Graikoi’ ishin një popull ilir, emri i të cilëve nënkuptonte ‘malësorë’.
Osborne William Tancock (1874) thotë së Graeci ishin një fis i vogël i vendosur në bregdetin ilir. Më vonë romakët do t’i quajnë tërë helenët e vjetër me emrin e përgjithshëm grek ose ‘Graeci’ më konkretisht. Leonard Robert Palmer (1988) është i prerë në atë se emri ‘Graeci’ është emër ilir kurse Eric Partridge (1977) e quan emër me ‘origjinë pellazge’. Malte Brun (1829) gjatë elaborimeve të tij për të dëshmuar ‘strukturën helenike’ të shqipes thotë se ‘Graia’ (Γραία) shpjegohet përmes fjalës shqipe ‘Grua’. Edhe profesori i letërsisë greke në Universitetin e Palermos, Xhyzepe Krispi (1831) mbështet zbërthimin e propozuar nga Malte Brun: ‘Dhe pikërisht Γραία do të thotë grua plakë, madje mund të merret fare mirë për zonjë shtëpie, në kuptimin e gruas me përvojë. Sido që të jetë, grua është një fjalë shumë e vjetër’.

Nicholas C. Eliopoulos (2002) pohon se në perceptimin romak përmes ‘Graeci’ identifikohej identiteti matriarkal i tyre. Kjo përforcohet edhe nga dëshmitë e bollëkta të autorëve greko-romak ku në botën iliro-epirote kishte një nderim të madh për gjininë femërore, veçanarisht për gruan. William Ridgeway, historian britanik thotë se Aristoteli duhet të ketë pasur në mendje Ilirët kur thotë se popujt luftarak dhe ushtarak, me përjashtim të keltëve, kanë qenë nën kontrollin e grave. Ilirët kanë qenë nën gineokraci (sundimi i grave) në shekullin e tretë p.l.k ndaj nuk duhet parë si befasi fakti që monarku më i rëndësishëm ilir ishte femër. Kjo ishte Teuta, mbretëreshë ilire e cila me 228 para Krishtit vrau të dërguarit e Romës. Edhe në ‘Encyclopaedia Britannica’ (1911) pohohet e njejta: ‘Duket që gratë në Iliri kanë pasur një pozitë të lartë në shoqëri dhe madje të kenë ushtruar fuqi politike’. Dëshmia e Pseudo-Skylaksit në ‘Periplus’ (21) se liburnët i nënshtrohen pushtetit të grave interpretohet nga një sërë studiuesish bashkohor si një lloj matriarkati. Kurse, Stipçeviq (1974) beson se kemi të bëjmë me ‘mbeturinat e një institucioni të stërlashtë, rrënjët e të cilit duhet kërkuar në periudhën paranindoevropiane’. Straboni në kumtin e tij (7.7.12) bën fjalë për kastën priftërore të Dodonës pellazgjike në të cilën profetizonin tri gra (ὕστερον δ’ ἀπεδείχθησαν τρεῖς γραῖαι, ἐπειδὴ καὶ σύνναος τῷ Διὶ προσαπεδείχθη καὶ ἡ Διώνη.)

Edhe brenda kuadrit të legjendave lashtësore pellazgjike, veçmas në legjenden e Perseut përmenden tri hyjneshat e quajtura GRAIAI të cilat në përfytyrimin mitologjik paraqiteshin si plaka të vjetra, madje edhe të lindura të plakura. Për t’i dhënë përligjje shkencore etimologjisë së mësipërme ku ‘graia’ barazohet me ‘grua’ në shqip, na shërben mjaftueshëm kumtimi i Strabonit (VII, 2) se në gjuhën e molosëve dhe thesprotëve plakat quheshin ‘γραίας πελίας’ (graias pelias). Me fjalë të tjera, zbërthimi përfundimtar i emrit Grek – ‘Graikoi’ lidhet me fjalën iliro-shqipe ‘gra plaka’ si referencë e drejtëpërdrejtë ndaj kultit të nënës dhe gruas në botën e lashtë pellazgo-ilire. Në llojshmërinë dialektore të shqipes gjejmë përkatëse për γραίας si p.sh gra (në shumës), graria, granimi, etj. Edhe më vonë, etnonimi ‘grek’ ose ‘graeci’ ka nënkuptuar substancialisht shqiptarin.”… përfundon Abrashi.

Preveza Abrashi sjell në këtë komunikim, një qasje për të ridimensionuar dhe ballafaquar faktet, që udhëprijnë kah një botëkuptim i ri, ate ku ne gjejm rrënjët tona, por jo vetëm, arrijmë të hedhim dritë dhe të pranojmë një mohim që na ka privuar të njohim vetën.

Etiketat e lidhura

albert vatajPreveza Abrashi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 2 orësh

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.