FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Valltari fluturues” ul fluturimin në moshën 63-vjeçare

Në asnjë çast të jetës, edhe kur gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohej, Rexhep Çeliku, nuk hoqi dorë nga vallja. Mjeshtri i la lamtumirën Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore në moshën 63-vjeçare.

Duartrokitjet e fundit i morri në 60 vite histori të institucionit ku për pesë dekada ai kërceu. Si solist të fundit valle që udhëhoqi dhe që identifikohet me portretin dhe mjeshtërinë e tij ishte “Luftëtarët e Lirisë”.

Për gjithë angazhimin e tij në përçimin e vlerave kombëtare, Presidenti i Republikës, Ilir Meta pak ditë më parë e quajti “Nderi i Kombit”. Rexhep Çeliku ishte aty për të tërhequr të fundit dekoratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte koreografi Panajot Kanaçi që zbuloi talentin Rexhep Çeliku, teksa ai punonte në ndërtim pas Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pasi kreu kursin e valltarëve, kërceu krah një tjetër ikone të valles, Besim Zekthi, Rexhep Çeliku u shndërrua në valltarin fluturues, siç e quan studiuesi Dedin Suli, në monografinë për artistin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në repertorin artistik të Rexhep Çelikut numërohen 8 mijë shfaqje e mbi 30 mijë role si solist dhe jo, me shfaqje brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Nderimet e fundit valltarit do t’i jepen në paraditen e së Shtunës, në Muzeun Historik Kombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?