Home Aktualitet Kumbaro: Ligj...

Kumbaro: Ligji i ri për turizmin, garantojmë konkurrencë të ndershme

38
0

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi sot miratimin e projektligjit për turizmin. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kumbaro tha se ligji i vitit 2015 nuk i përgjigjet realitetit dhe dinamikave të reja.

“Sot miratuam në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, ndryshime për një ligj të rëndësishëm. Turizmi ka qenë e do jetë kryefjalë, ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja. Edhe vizioni i qeverisë është shumë më i avancuar se ligji i 2015. Kjo bënte të nevojshme nevojën për ndryshime ligjore, qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit, kërkesat e konsumatorit, për të dhënë garanci më shumë për shërbime më cilësore. Për kërkesat për të pasqyruar disa realitete të strukturave akomoduake që nuk ishin në ligjin ekzistues, është një mekanizëm për formalizmin e tregut të turizmit. E zgjidhim me ligjin që sapo miratuam sot. Garantojmë konkurrencë të ndershme, raport të ndershëm me tatimet në shtet.

Gjithashtu institucionet e turizmit që janë brenda ministrisë, ishte e nevojshme që praktika reale të pasqyrohej në ligjin e ri. Ndryshime me lehtësimin e procedurave të praktikave burokratike, qoftë në raport me ministritë apo agjencitë. Lehtësimi i proceduarve shkon me kontroll për të garantuar konkurrencë të ndershme, për të forcuar masat administrative aty ku këto rregulla shkelen. Institucionet e turizmit, sektor që kanë kaluar në disa organizime të ndryshme, ishte e nevojshme që praktika reale e këtyre institucioneve të pasqyrohej në ligjin e ri”, tha Kumbaro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit