Home Aktualitet Kurti takim m...

Kurti takim me opozitën, Hajradinaj braktis mbledhjen: E papranueshme të prishim marrëdhëniet me SHBA-në

65
0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me krerët e partive opozitare për të diskutuar lidhur me situatën e tensionuar në veri të vendit.

Mirëpo, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë nga ndërtesa e Qeverisë, pak minuta pasi ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës.

Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.

Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.“- tha Haradinaj pas braktisjes së takimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit