Home Bota Ky shtet rrit...

Ky shtet rrit pagën minimale në 830 euro

120
0

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, tha se do të rritet paga minimale në vend, vendim ky që prek dhe mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në shtetin fqinj. Paga e re minimale do të ketë një rritje prej 50 eurosh në muaj, duke shkuar në 830 euro.

“Ne po shkojmë drejt objektivit prej 950 euro në fund të 4-vjeçarit. Ky është një vendim që mbështetet te të ardhurat, por nuk rëndon koston e prodhimit duke rrezikuar rënien e papunësisë”, tha kryeministri.

Ndryshimet në pagën minimale sjellin rritje në pagën neto për të paktën 600,000 punëtorë. Kjo nuk është hera e parë që rritet paga minimale në Greqi në vitet e fundit. Në vitin 2019 paga minimale u bë nga 650 euro në 780 euro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit