Home Sporti Laçi është sk...

Laçi është skuadra e parë që siguron finalen e Kupës së Shqipërisë (VIDEO)

144
0

Laçi ashtu siç pritej është skuadra e parë që siguron biletën për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra kurbinase nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Teutës, por siguroi kualifikimin pasi fitoi 2-1 ndeshjen e parë në Durrës.

Skuadra durrsake në fakt e nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 15-të me Rubin Hebaj. Kurbinasit reaguan në fundin e pjesës së parë duke shënuar me Akinyemi.

Laçi më pas administroi mjaft mirë deri në fund rezultatin, teksa tashmë do të qëndrojë në pritje të kundërshtarit që do të jetë një mes Vllaznisë dhe Partizanit. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit