Zjarret masive në Tiranë, Prefekti Shkëlqim Hajdari ndjek nga afër operacionin
Situata në zonën e Daiasit dhe në kodrat përreth Tiranës gjatë natës ka qene tejet kritike, pasi një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Flakët u përhapen me shpejtësi, ndërsa forcat e emergjencës u vënë në lëvizje një operacion masiv për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.
Në terren ishin repartet zjarrfikëse të Tiranës dhe Kamzës, ndërsa për shkak të intensitetit dhe përmasave të zjarrit janë kërkuar përforcime urgjente edhe nga Elbasani.
Në vendngjarje ka qenë edhe Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, i cili ka ndjekur nga afër situatën dhe përpjekjet e strukturave të emergjencës për të vënë nën kontroll flakët.
Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në disa pika, me fokus izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

