Home KRYESORE Lajmi i mirë ...

Lajmi i mirë nga zv/kryeministrja Balluku: Fasha 800 KW nuk do të aplikohet as në nëntor

137
0

Zv/kryeministrja Belinda Balluku jep lajmin e mirë që qeveria nuk do ta aplikojë as në muajin nëntor fashën 800 KW në faturat e energjisë elektrike.

Ajo pohoi se shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor, parashikimet e motit me reshje në vijim, si dhe rënia në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë janë faktorët që kanë bërë të mundur këtë vendim.

”Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë. Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku themelor mbetet kursimi” – tha Balluku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit