Home Sporti Lampard i ka ...

Lampard i ka të gjitha humbje te Chelsea që pas rikthimit

49
0

Chelsea vijon periudhën e vështirë pas zyrtarizimit të Frank Lampard në stol. Fitorja e fundit e “bluve të Londrës” daton më 11 mars ku mposhtën Leicester City me shifrat 3-1.

Pasi Graham Potter u shkarkua nga detyra për rezultatet e këqija, vendin e tij e zuri Frank Lampard. Megjithatë, as 44-vjeçari nuk po arrin që të motivojë si duhet lojtarët e tij.

Në 5 ndeshjet e tij në stolin e Chelsea, Lampard regjistron vetëm humbje, 9 gola të pësuar dhe vetëm një të shënuar. Aventura e ish-mesfushorit në stolin e londinezëve, do të zgjasë deri në fundin e sezonit, pasi Chelsea pritet të zyrtarizojë shumë shpejt Mauricio Pochettino-n.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit