Home KRYESORE Lamtumirë, Pr...

Lamtumirë, Profesor Kristaq Traja!

507
0
Nga Oerd Bylykbashi
Lamtumirë!
Kam marrë vazhdimisht lajme të hidhura këto kohë për miq e të njohur, po ky i fundit më krodhi në kujtime të hershme.
Në fillim-verën e 1996 mbroja temën e diplomës “Zgjedhjet dhe sistemet zgjedhore”. Kisha shumë deshirë ta kisha mentorin tim për punimin e diplomës, por nuk e dija do të pranonte dhe a kisha zgjedhur temën e duhur.
Ishte një nga majat e të Drejtës Kushtetuese asokohe e deri sa u largua prej nesh. Ende e kujtoj takimin me të. Pranoi me kënaqësi. “Është temë shumë e bukur dhe do shohësh sa shumë hapsirë ka për ta studiuar.” më tha. Dhe vërtet ishte si më tha. As më shkoi ndërmend që aty do të ishte themeli i formimit dhe karrierës sime profesionale por edhe udha ku me hapa të panxituar do të më çonte drejt politikës. Në përfundim të mbrojtjes së diplomës, ai tha para komisionit: “Ky punim, i pari për këtë fushë, mund të shërbejë si manual për ata që do të vijojnë.”
Isha vetëm 22 vjeç dhe aq e tepruar mu duk kjo saqë ende kujtoj dridhjen nga emocionet. Më pas kur e takoja, pavarësisht rrugëtimit tim profesional e politik, e ndjeja ende respektin dhe mirënjohjen e studentit për mentorin e tij.
Lajmi i hidhur mi solli këto kujtime të mira të mbështjella me trishtim. Nuk do të kem më mundësi ta përshëndes “Profesor, si je?”. Por ajo që di është se do të mbetet si një nga gurët e parë të themelit në formimin tim si profesionist.
U prehsh ne paqe Profesor Kristaq Traja!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit