Home Sporti Lautaro Marti...

Lautaro Martinez rinovon me Interin deri në vitin 2026

66
0

Lautaro Martinez zgjat martesën me Interin deri në vitin 2026. Zyrtarizimi në fakt ende nuk ka ardhur nga klubi zikaltër, por nga sajti Tyc Sports në Argjentinë. Me marrëveshjen e re nuk ka asnjë klauzolë për largimin e tij në të ardhmen.

Sulmuesi argjentinas do të bëhet futbollisti më i paguar te skuadra zikaltër, teksa aprovimi ka ardhur pas tratativash të gjata. Lautaro do të jetë edhe për 5 sezone të tjera si zikaltër, ndërkohë që zyrtarzimi mund të vijë në të ardhmen nga vetë klubi i Interit.

Lautaro është një nga elementët më premtues dhe të rëndësishëm të Interit, pasi ka formuar një dyshe fantastike me Dzekon, ashtu si më parë me Lukakun. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit