Home ShowBiz Lediani është...

Lediani është mbështetësi më i madh i Elhaida Danit

134
0

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe balerini Lediani Agalliaj nisën romancën e tyre gjatë spektaklit “Dancing With the Stars”, ku ata ishin një nga çiftet konkurrente.

Pasi u shfaqën bashkë me pushime dhe më pas qëndruan në Itali për disa javë, aty ku këngëtarja jeton, çifti më pas nuk u panë më nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

E kjo gjë bëri që në rrjet të aludohej për një krizë në marrëdhënien e tyre. Madje disa ditë më parë këngëtarja u pyet gjatë një interviste nëse është takuar me Ledianin dhe ajo u përgjigj se për shkak të angazhimeve të shumta që ka pasur kohëve të fundit ata nuk kanë mundur të qëndrojnë shumë bashkë.

Mbrëmjen e djeshme u dha muzikali francez ku trupa ndërkombëtare luajti në kryeqytet, ndërsa rolin e Esmeraldës e kishte Elhaida. E teksa spektakli përfundoi me sukses, duket se në prapaskenë këngëtaren e ka pritur mbështetësi i saj më i madh i cili ishte Lediani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit