Home Uncategorized Lefter Maliqi...

Lefter Maliqi: Fletërrufeja ndaj Presidentit, Kuvendi është kthyer në estradë

6
0

Në seancën e nesërme, socialistët do të tentojnë që të votojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, por deputeti Lefter Maliqi, ka deklaruar qëndrimin e tij kundër. Përmes një postimi në facebook, Maliqi nuk i ka kursyer akuzat ndaj kolegëve, duke e krahasur Kuvendin me një estradë. ”Seanca parlamentare nesër do futet në histori si turpi dhe dështimi më i madh parlametarizimit në vend”.

Postimi i plotë

Vota ime nesër do jetë kundër shkarkimit të Presidentit, kundër turpit të këtij Parlamenti të kapur e keqpërdorur këto 2 vite. Mos u habisni nga show dhe fletërrufeja ndaj Presidentit pasi nga ai Parlament i kthyer në estradë çfarë nuk keni parë, qeshur e dëgjuar këto 2 vite.

Me votat e këtyre janë votuar PPP duke pasuruar oligarkët dhe qeveritarët, është votuar prishja e marrvëshjes së 5 Qershorit në rezidencën Amerikane, ku më pas u prishën koalicionet dhe u krye masakra më e madhe elektorale me blerje, manipulime, presione.

U votua KÇK duke i përdorur nën presion bandat për zgjedhjet e 25 Prillit. Vendin e ka mbuluar krimi në qeveri në Parlament, sfilatat në Drejtësi dhe varfëria e pasiguria në vend ku burri vret gruan, vëllai motrën, vjehrri dhëndrin, shoku shokun, vrasje në derë, në banesë, në makine, në rrugë, grabitje, vjedhje, droge etj.

Seanca parlamentare nesër do futet në histori si turpi dhe dështimi më i madh parlametarizimit në vend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit